Profesori Aurel Plasari u tha nga PD se është kërcënuar për faktin se publikoi kërcënimin me jetë të kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

Në një postim në Facebook, Plasari ka publikuar me foto mesazhin kërcënues mbërritur në adresë të tij, në datë 27 qeshor 2019.

Plasari teksa bën publik emrin e kërcënuesit, që është Emiljan Pjetri dhe mesazhin kërcënues “sa vjaza ke?”, kërkon që të saktësohet edhe emri i kërcënuesit të Zgurit.

Ndonëse shfaqet i pashpresë për ndonjë mbrojtje nga Garda apo Policia, si në rastin e Zguerit, Plasari thekson që këtë publikim po e bën që ta shohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ruan gazin lotsjellës.

Postimi i Plasarit: 

Lërcënime ndërsa ministri Lleshi ruan gazin

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës.

fb a.p.

/Ora News.tv/