Plas sherri në rrjete sociale, moderatori ‘zbut’ Bleonën: Je ëndrra ime

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti përmendet shpesh në media sociale për format e saj trupore, por së fundmi është bërë një debat me aktorin Gent Hazizi.

Genti është bërë pjesë e emisionit ‘Shiko kush luan’ dhe ka përmendur këngëtaren për një sfidë që po zhvillohej.

Pas kësaj, ajo reagoi me anë të një postimi në Instastory ku e quante dështak dhe mediokritetit të tij iu përgjigj me një ofendim.

Genti nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë, zgjodhi të tregojë vlerësimin që ka për Bleonën si këngëtare dhe gjeti mundësi ta ftojë në paraqitjen e tij të rradhës në teatër.

“Bleona Qereti: ti je ëndrra ime që nga fëmijeria si këngëtare e madhe, je ëndrra e të gjithë shqiptarëve kudo që janë si një profesioniste e shkëlqyer e muzikës, je ëndrra e të gjithë meshkujve shqiptarë për sensualitetin femëror.Ndjesë!Ndjesë! Në spektaklin “Shiko kush luan” u përmende në një loje që emisioni bën për nder të VIP-ve.Të ftoj të kuptosh se çfarë mendoj për ty në premierën time “Çfarë do bëhem kur te rritem?”,stand up comedy, në Teatrin Kombëtar, në datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18:00. Tpërqaf! Eja në Teatër!”, shkruajti ai në një postim në Facebook.

Nuk ka patur më reagime nga këngëtarja që po zhvillon karrierën në Amerikë pas shkrimit të aktorit.

EMISIONET