Gjashtë persona mbetën të plagosur pas një përleshje të dhunshme të ndodhur në Dibër mbrëmjen e djeshme. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti mes krushqive nga dy familjet Nuredini dhe Vranezi. 

Si pasojë e përdorimit të sëndeve të forta gjatë përleshjes që ka ndodhur mes palëve, gjashtë persona janë dërguar në spital. 

Policia thotë se "ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, (krushqi me njëri tjetrin),  ku për pasojë janë dëmtuar lehtë."

Por konflikti ka vazhduar edhe ne prani të bluzave të bardha pasi të afërmit e të plagosurve janë përleshur edhe brenda spitalit derisa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shuar sherrin. 

Burime nga strukturat e rendit thanë se grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

/Ora News.tv/