Dy grupe rivale u përleshën mes tyre mbrëmjen e së enjtes në zonën Meynard të Saint-Michel, në qendër të Bordeaux.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi në një zonë shumë të populluar, pasi njerëzit kishin dalë nga shtëpitë e tyre për shkak të temperaturave shumë të larta.

Një gazetar i cili kishte qenë dëshmitar për ngjarjen raporton se:

Një dyzinë njerëzish vinin nga Rue des Faures, ndërsa një grup tjetër i madh ishin të armatosur me shkopinj dhe shufra hekuri, nga ana tjetër.

Të dy grupet pastaj u përleshën në shesh, në mes të tarracave ku gjendjeshin shumë njerëz.

Disa persona njerëz arriën të gjejnë strehë në lokal ku konsumohej çaj.

"Kundërshtarët e grupit kapën karriget dhe tavolinat për të goditur njëri-tjetrin”, - shton gazetari.

Fatmirësisht policia dhe zjarrëfikëset arritën shpejt në vendin e ngjarjes.

"Pak para se të mbërrinte policia, një grup vrapoi në makina. E gjithë kjo skenë zgjati vetëm 5 minuta, por ishte shumë e dhunshme", tha njëri nga dëshmitarët.

Rreth orës 20:45 nuk kishte pasur asnjë raportim për të lëndyuar dhe nuk dihet ende nëse ka të arrestuar.

/Ora News.tv/