Analisti Armand Plaka e shikon të largët arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Plaka tha se procesi është shumë i vështirë dhe për këtë tha ai do të duhet të kënaqemi edhe me hapa të vegjel.

Armand Plaka: Nuk e shoh të afërt, është një proces i vështirë. Kam parasysh deklaratat e dy krerëve të shteteve, Thaçi dhe Vuçiç, të cilët e kanë theksuar me kohë vështirësinë e këtij procesi. Por besoj këtë do bëntë çdo lider. Është një proces që dritën në fund të tunelit do të duhet kohë që ta shohim. Por, do të duhet të kënaqemi edhe me hapa të vegjël për të shpresuar për një të ardhme të mirë.

Analisti Plaka tha se për çështjen Kosovë-Serbi retorika nga liderët në Tiranë është më e shtuar sesa në Kosovë.

Armand Plaka: Kemi retorikë shumë të shtuar nga liderët këtu në Tiranë më shumë sesa në Kosovë, sepse ata janë treguar më të përmbajtur. Kam këtu parasysh tonet e ngritura të ish-liderit të mazhorancës në Tiranë, zotit Berisha dhe kundërpërgjigjen e pak ditëve me vonë të Presidentit Thaçi. Ndërkohë Haradinaj ka qenë koherent dhe është dëshmuar më i qetë dhe ka respektuar etikën brenda normave duke ruajtur pozicionin e tij.

/Ora News.tv/