Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Naftës.

Arif Gerbi 51 vjeç është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person i paidentifikuar. 

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç.

Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

/Ora News.tv/