Plagoset me armë zjarri 34 vjeçari në Lezhë, dy autorët në kërkim

Plagoset me armë zjarri 34 vjeçari në Lezhë, dy

Një 34-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në  Shënkoll të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30  në vendin e quajtur " Ura e Prekanit", në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit - Tales, ku  është plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Doda, banues në Tale.

Ai  është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia thotë se falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


EMISIONET