Gjykata e Fierit vendosi të mbajë në burg tre nga pesë të arrestuarit për luftën mes dy familjeve në Urgjencën e Fierit.  Në qeli nga spitali do të shkojë 51-vjeçari i plagosur me armë zjarri dhe i riu që e qëlloi me armën e një polici.

Aleksandër Zhapaj, 51-vjeçari që u plagos me armë mbrëmjen e së shtunës në Urgjencën e Fierit ku kishte shkuar pas një konflikti mes dy familjeve në Levan do të shkojë nga spitali në qeli.

Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për“vrasje të mbetur në tentativë“  me të cilën ai është njohur në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet për trajtim të specializuar.

Në burg me të njëjtën akuzë do të qëndrojë edhe Daniel Braçe, 21 vjeçari që i mori armën në ambientet e ugjencës së Fierit dhe plagosi 51-vjeçarin e familjes kundërshtare.

Ndërsa vëllai i tij Gazment Braçe do të vijojë të hetohet me masën “arrest shtëpie”pasi akuzohet vetëm për kundëërshtim të policisë.

Emiglent Kararaj nga spitali i Fierit do të shkojë në qeli, ndërsa 22 vjeçari Aldo Zhapaj në "arrest shtëpie".

Dy të rinjtë e akuzuar për vrasje me dashje ne tentativë dhe armbajtje pa leje u njohën me masën e sigurisë në spitalin e Fierit ku po trajtohen që pas konfliktit.

Çfarë u tha në gjykatë- Në seancat e mbajtura me dyer të mbyllura dhe në kushte te rrepta sigurie, para gjyqtarit Piro Sota palët akuzuan njëra-tjetrën për agresion dhe shkaktarë të përplasjes së dhunshme të 31 gushtit.

Konflikti mes dy familjeve nisi në një lokal në Levan, ndërsa përshkallëzoi me përdorimin e armëve në Urgjencën e Fierit.

Bilanci i luftës në rrugët e Levanit dhe spital ishte 5 të plagosur dhe pesë të arrestuar.

Ndërkohe hetuesit tregohen të rezervuar çfarë po bëhet me hetimin e policit që i morën armën për ta përdorur në plagosje brenda spitalit.

Masat e sigurisë

Aleksandër Zhapaj, arrest me burg

Daniel Braçe, arrest me burg

Gazment Braçe, arrest shtëpie

Aldi Zhapaj, arrest shtëpie

Emiglent Kararaj, arrest me burg


/Ora News.tv/