Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes më thikë të 31 vjeçarit, Denis Bregu.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shetasi me inicialet Dashamir Musa 29 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

“Ndalimi  i tij  u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale  ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte  larguar nga vendi i qëndrimit”,- njofton policia.  

Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

/Ora News.tv/