PL/ Arsenali, United e Leicester bëjnë detyrën, ngec Evertoni

PL/ Arsenali, United e Leicester bëjnë detyrën, ngec Evertoni

Janë mbyllur takimet e javës së 24-t  në Premier League-n angleze.

Arsenal është rikthyer tek fitorja duke bindur me lojë dhe rezultat kundër Crystale Palace.

"Topçijve" iu kanë mjaftuar 22 minuta e para të takimit për të "shtypur" miqtë. Fillimisht ishte Monreal që zhbllokoi takimin që në minutën e 6-të.

Katër minuta më vonë Iëobi dyfishoi rezultatin, ndërsa Kosielni në të 13-n minutë dhe Lacazzete në të 22-n sigluan pokerin. Në pjesën e dytë kishte vend dhe për golin e mesfushorit Milivojeviç, rrjetë që shërbeu sa për statistikë.

Në takimet e tjera Manchester United mundi minimalisht 1 me 0 Burnley, Leicester kaloi pa problem 2 me 0 Watford, Everton dhe West Ham ndanë  pikët respektivisht me West Brom dhe Bournemouth, ndërsa Stoke City fitoi pastër 2 me 0  kundër Huddersfield.

EMISIONET