Pista Griezmann, gjiganti anglez "parakalon" Barcelonën

Pista Griezmann, gjiganti anglez "parakalon" Barcelonën

Antoine Griezmann mund të largohet nga La Liga. Sulmuesi francez i Atletico Madrid ka konfirmuar largimin nga skuadra madrilene dhe të shumtë janë ekipet që kanë shfaqur interes për të.

Barcelona duket se është ajo më e interesuar, por në garë për 28 vjeçarin është futur edhe Manchester United. Lajmi i bujshëm vjen nga "The Independent", që thekson se "djajtë e kuq" pretendojnë të "vjedhin" firmën e kampionit të Botës.

Griezmann,  ka një klauzolë prej 200 milionë euro nga Atletico Madrid, por tashmë francezi do të largohet nga "Wanda Metropolitano" për shifrën e 120 milionë euro.

EMISIONET