Pirro Misha merr drejtimin e Bibliotekës Kombëtare

Pirro Misha merr drejtimin e Bibliotekës Kombëtare

Pirro Misha do të jetë drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare. Emërimi i tij është bërë me 31 korrik me vendim të Këshillit të Ministrave dhe vjen pas shkarkimit të Persida Asllanit nga posti i drejtoreshës së këtij institucioni.

Pirro Misha ka një kontribut të shquar në kulturën shqiptare, studiues i njohur, përkthyes dhe publicist.

Disa javë më parë, ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani është liruar nga detyra me vendim qeverie, por më pas u mësua se dorëheqja e saj ishte në mënyrë vullnetare, pasi kishte vendosur t’i përkushtohej mësimdhënies.

Në mbledhjen e të mërkurës, Këshilli i Ministrave përcaktoi edhe buxhetin fillestar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për veprimtarinë e SPAK për vitin 2019 është përcaktuar buxheti prej 150 milionë lekësh.

Këshilli i Ministrave po ashtu i propozon Kuvendit Besnik Dervishin për Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.

EMISIONET