Piloti për pak shkaktoi tragjedinë, piu cigare elektronike gjatë fluturimit

Piloti për pak shkaktoi tragjedinë, piu cigare elektronike gjatë

Një pilot që po pinte cigare elektronike gjatë një fluturimi ajror në Air China shkaktoi që avioni të ndizte alarmin e emergjencës.

Ata thonë se piloti u përpoq ta fshihte këtë fakt por ishte pirja e cigares që aksidentalisht mbylli ajrin e kondiconuar, duke shkaktuar që nivelet e oksigjenit të bien.

Ekuipazhi në fluturimin e së martës nga Hong Kongu në qytetin Dalian vendosi maskat e osksigjenit ndërsa aeroplani ishte në lartësinë 6.500 metra.

Më vonë u kthye gjithçka u kthye në normalitet.

Pasagjerët treguan se iu ishte thënë të vendosnin rripat e tyre të sigurimit pasi avioni duhet të zbriste.

Nëse një avion humbet presionin e kabinës, piloti duhet të sjellë avionin në një lartësi më të ulët për të mbajtur ekuipazhin dhe udhëtarët të sigurt. Pasi e panë se ajri i kondicionuar ishte fikur, ata e riaktivizuan atë dhe e çuan fluturimin përsëri në lartësinë normale. 

Autoritetet thuhet se po hetojnë shkakun "në detaje më të hollësishme", duke shqyrtuar si regjistruesin e të dhënave të fluturimit dhe regjistruesin e zërit të kabinëve për të përcaktuar saktësisht se çfarë e shkaktoi incidentin.

EMISIONET