Pilotët thyejnë rekordin e lartësisë

Pilotët thyejnë rekordin e lartësisë

Dy pilotë kanë fluturuar me avionin pa motor në një lartësi prej 15.9 km duke thyer rekordin botëror.

Ata janë ngjitur me sukses mbi rajonin e Patagonisë të Argjentinës. Lartësia përfaqësonte një fitim mbi 3% mbi një rekord të vendosur në vitin 2006 nga anëtarë të tjerë të këtij ekipi.

Pilotët shfrytëzuan erërat polare që të ngrinin avionin me fibra karboni deri në stratosferë. Edhe pse thyen rekord, qëllimi i tyre ishte akoma më i madh. Ata dëshironin që të shkonin deri në lartësi prej 27 km.

“Ne do të vazhdojmë, do eksperimentojmë misteret në stratosferë. Ne kemi bërë histori por sapo kemi nisur,” – tha shefi ekzekutiv i projektit, Ed Warnock për BBC.

/oranews.tv/

EMISIONET