Një ndër këngëtaret më të famshme në botë, Britney Spears ka zgjedhur një mënyrë tepër interesante për të bërë bamirësi.

Ajo zgjodhi të bënte një pikturë të thjeshtë me lule ndërsa qëndronte në shtëpi, të cilën vendosi ta shishte për 10 mijë dollarë.

Gjithcka u bë për sulmin me armë që u bë në një koncert në Vegas para pak kohësh dhe piktura ra në dorën e Robin Leach.

“Jam shumë krenare që e quaj Vegas- in shtëpinë time të dytë. Lulet në pikturë do të thonë një fillim i ri. Ju dua!” tha Britney në një videomesazh gjatë koncertit të bamirësisë,” – tha ylli i popit.

Britney Spears nuk është ndalur me kaq. Rreth 1 milionë dollarë nga shitja e biletave për koncertin e saj ka vendosur që t’i cojë në Vegas.

/Ora News.tv/