Pika me Luftëtarin, Dalipi: Morëm një rezultat pozitiv, zërat e merkatos kanë ndikuar tek skuadra

Pika me Luftëtarin, Dalipi: Morëm një rezultat pozitiv,

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Luftëtarit, me "demat" që shpërdoruan avantazhin e pjesës së parë. Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve Klevis Dalipi foli për "SuperSport" ku theksoi se ishte një ndeshje e vështirë dhe përgatitjet për këtë 90 minutësh ishin shumë te shkurtra.

“Përgatitëm një javë shumë të shkurtër, pas humbjes me Teutën. Dua ti komplimentoj lojtarët. Skuadra funksionoi shumë mirë. Një pjesë e parë në perfeksion. U shfaqëm shumë mirë parë. Goli i dytë ishte një skemë në stërvitje. Morëm një rezultat pozitiv. Nuk qe e thënë të fitonim. Do të luftojmë më 3 ndeshjet e tjera. Duhet ngritur morali dhe i komplimentova lojtarët. 

"Janë dhe 9 pikë në garë, do të luftojmë për të dhënë gjithçka. Ndaj Vllaznisë do të jetë një takim i vështirë. Duhet të bëjmë gjithçka. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhi, kemi nevojë edhe për tifozët.

"Unë duhet të luftojë fort së bashku me lojtarët, për të gjitha takimet. Takimet janë të gjitha të rëndësishme. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të njëjtë lojtarë ishim që morën super merita. Lojtarët duhet të japin në çdo ndeshje gjithçka. Përbërjen e skuadrës e kemi, por oshilacionet e fillimit të vitit, ndikuan. Nuk do ti demoralizonte ata kaq shume. Rrjetet sociale kanë ndikuar, me lajmet e ardhjes së trajnerit. Nëse nuk merr rezultatin, ajo është pasqyra e vërtet. Nuk e kam humbur besimin, do të bëjmë diçka për të shkuar në Europë, më pas të shohim çdo të ndodhë.."-përfundoi Dalipi.

EMISIONET