Philadelphia mposht Brooklyn, Clippers futet në histori

Philadelphia mposht Brooklyn, Clippers futet në histori

Los Angeles Clippers ka zhvilluar një performancë madhëshore duke mposhtur me katër pikë diferencë Golden State 135-131 në Okland. 

Ekipi nga Los Angeles  hyri në historinë e NBA-së, sepse arritën të përmbysin 31 pikë disavantazh nga perioda e tretë deri në fund. Një përmbysje që nuk e ka bërë asnjë ekip tjetër në basketobillin amerikan.

Me këtë fitore Clipers barazoi 1-1 serinë e çerekfinaleve të basketbollit amerikan. Ylli i ndeshjes ishte basketbollisti i Los Angeles, Williams i cili realizoi 36 pikë dhe 11 ribaund.  Për Golden spikate Curry me 29 pikë.

Një ndeshje mjaft e bukur ishte edhe ajo mes  Philadelphia dhe Brooklyn Nets, që u mbyll me fitoren e vendasve 145-123. Në dy periodatat e para rivaliteti ishte më i madh, pasi ekipet shkuan me Philadelphia në avantazh të një pike.

Në periodën e tretë vendasit janë fenomenal duke shënuar 51 pikë, 28 më shumë se Bruklin.  Gjashtë lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, ndërsa spikati Embiid me 23 pikë dhe 10 rebound.

EMISIONET