Pezullimi i tenderave për bashkitë për periudhën 1 deri në 30 nuk kanë sens ekonomik.

Ekspertët deklarojnë se ekonomia nuk mund të funksionojë në bazë të zhvillimeve politike pasi kjo krijon ngërç.

Sipas Arjan Kadaresë, një masë e tillë është një pengesë për investimet të cilat mund të jenë shumë të domosdoshme për qytetarët.

Arjan Kadare: Nuk jam i mendimit që duhet të merret një masë e tillë. Arsyeja është ekonomike. Nëse tenderat janë të planifikuara dhe duhet të zhvillohen për arsye të planeve që kanë njësitë vendore, nuk ka arsye që të ndodhë një pezullim i tillë.

Për të shmangur abuzimet, Kadareja sugjeron forcim të zbatimit të ligjit për kontrollet e tenderave.

Arjan Kadare: Nëse ka dyshime për veprime që cënojnë integritetin e tenderave të tilla duhet të investigohen dhe shqyrtohen në përputhje me ligjin dhe nuk ka pse të penalizohen tendera të tjerë, që mund të jenë të nevojshëm për aktivitetin ekonomike të njësive vendore, mund të jenë të nevojshme për popullatën.

Por pavarësisht këtij vendimi të dhënat e Open Procurement tregojnë se tenderat e 61 Bashkive dhe institucionet e tyre të varësisë, për periudhën janar-7 maj kanë realizuar tenderime të reja me vlerë fondi limit që është 6,24 miliard lekë (të reja) më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.

/Ora News.tv/