Përkujtohet 73 vjetori i çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit.

Në ceremoni mori pjesë dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili tha se e djathta nuk është distancuar ende nga bashkëpunëtorët e nazifashizmit si e majta nga krimet e komunizmit.

Petro Koçi: Edhe sot e kësaj dite duhet të ftojmë forcat politike të distancohemi nga bashkëpunëtorët e fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëse e majta me zgjuarsi  e mençuri u distancua nga fajet e rregjimit komunist e dajthta nuk është distancuar qartazi nga bashkëpunëtorët e fashizmit"  

Edhe në këtë përkujtim nuk kanë munguar përkrahësit e diktatorit Enver Hoxha me pankarta në duar dhe portrete të diktatorit Hoxha ata kanë nderuar me rastin e ditës së çlirimit të Tiranës. 


/Ora News.tv/