Petrit Vasili: Rama me paketën anti – shpifje kërkon të mbulojë skandalet e qeverisë

Petrit Vasili: Rama me paketën anti – shpifje kërkon të

Për Petrit Vasilin, fakti se Këshilli i Europës do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias për paketën anti – shpifje, është tregues se ajo kërcënon demokracinë në vend.

Shqipëria është damkosur për shkak të Ramës si një vend që qeveriset nga një autokraci e sponsorizuar nga krimi. Lëvizja më e rëndë është dërgimi në Komisionin e Venecias të Paketës Anti – shpifje. Kjo paketë është një atentat ndaj kushtetutës dhe të drejtave të njeriut. Qeveria e rilindjes është një peng i spirales së krimit dhe trafiqeve dhe refuzuese e Këshillit të Europës, OSBE-së dhe gazetarëve ndërkombëtarë. Kjo është një situatë që detyron Këshillin e Europës që ta çojë në Këshillin e Venecias paketën anti – shpifje”, u shpreh Vasili.

Vasili tha se Rama me anë të paketës anti – shpifje kërkon të mbulojë skandalet e qeverisë, mirëpo e vërteta mbi keqqeverisjen e tij do të gjejë rrugën për të dalë në pah.

Edi Rama do të mbyllë të gjitha gojët e mediave që të vërtetat dhe skandalet e tij korruptive, financiare dhe kriminale të mos njihen nga qytetarët. Skandalet e tij nuk mund t’i mbulojë çfarëdo projektligji që ata do të vendosin. Qeveria me këtë paketë ligjesh nxjerr në pah fytyrën e saj të vërtetë”, tha Vasili.

EMISIONET