Arkitektët që operojnë në Republikën e Shqipërisë duket se shumë shpejt do të përballen me një problematikë serioze lidhur me krijimtarinë dhe projektet e tyre artitekturore.

Një grup arkitektësh kanë themeluar këtë urdhër dhe kjo duhet të firmoset nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që të hyjë në fuqi.

Arkitektët nuk kanë qëndruar të heshtur ndaj këtij problemi por janë angazhuar në formulimin e një peticioni kundër këtij urdhri.

Vetëm dy ditë nga bërja publike e këtij peticioni kundër miratimit në parlament të Urdhrit Profesional të Arkitektëve u mblodhën më shumë se 2 mijë firma, thotë arkitekti Ledian Bregasi, i cili është një ndër iniciatorët dhe firmëtarët e parë të këtij peticioni.

Ledian Bregasi: Kemi nisur një peticion kundër këtij projektligji. Në këtë tekst nuk përmendet në asnjë moment se cilat do të jenë mekanizmat që do të garantojnë cilësinë. Po përdoret ky moment për të krijuar një grupim që do të ozurpojë, do të marrë pushtet, do të vendosë kush arkitekt do të punojë dhe kush jo. Është një koncept shumë absurd që një entitet të sjellë papritur cilësinë në arkitekturë.

/Ora News.tv/