Peter Pacult: I kënaqur me afrimet në skuadër, japin "provim" ndaj Vallettas

Peter Pacult: I kënaqur me afrimet në skuadër, japin

Puna për të projektuar Kukësin e sezonit të ri ka nisur prej ditësh, me nënkampionët e Shqipërisë që do të zbresin që të mërkurën e 11 korrikut për sfidën e vlefshme për turin e  parë eliminator të Champions League ndaj sllovenëve të FC Valleta.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, tekniku Peter Pacult është shprehur i kënaqur me afrimet që janë bërë në ekip pasi kjo gjë ka shtuar konkurrencën ndërmjet lojtarëve.

Sot ka përfunduar stëvitja në Slloveni,cili është vlerësimi përgjithshëm?

Çdo gje ka qënë në rregull, si hoteli dhe gjithë të tjerat. Kemi pasur pak problem distancën nga hoteli për të stërvitja, por nga ana morale dhe ushtrimet e lojtarëve kanë qënë shumë mirë. Kemi punuar më shumë në fazën fizike, për të qënë fizikisht në rregull dhe kur të kthehemi në Shqipëri do ti japim përparësi taktikës.

Sa ka përparuar ekipi që nga ardhja në Slloveni?

Momentalisht nuk mund të themi akoma nëse ekipi është përmirësuar apo jo, këtë do na e tregojnë ndeshjet e ardhshme. Jam i kënaqur me afrimet në skuadër pasi është shtuar konkurrenca dhe kjo gjë lojtarëve po ju bën shumë mirë. Përsa i përket përparimit të lojtarëve do e shikojmë në ndeshjen e ardhshme.


EMISIONET