Pete Davidson flet për herë të parë për ndarjen nga Ariana Grande

Pete Davidson flet për herë të parë për ndarjen nga

Pete Davidson ka folur për herë të parë që nga ndarja e tij me Ariana Grande.

Komediani 24-vjeçar me shaka e pyeti nëse kishte "dikush që kërkonte një shok dhome?" në një koncert bamirësie në LA.

Kjo është hera e parë që Davidson ka pranuar publikisht ndarjen e tij nga këngëtarja, raporton BBC.

Por ndërsa nuk foli se çfarë ndodhi me unazën e fejesës së Arianës apo me derrin e tyre, Piggie Smalls, ai bëri shaka për të gjitha tatuazhet kushtuar këngëtares, që bëri gjatë marrëdhënies 5 mujore.

"Kam mbuluar shumë tatuazhe. Ky është argëtim. Kam ngelur në departamentin e tautuazheve. Kam frikë të bëj nënën time tatuazh sepse do të largohet,"-shtoi Pete.

Çifti u lidh për herë të parë në muajin maj dhe u fejuan vetëm pak javë më pas.

Ata filluan të jetojnë së bashku në apartamentin e këngëtares në New York dhe kaluan shumicën e verës së bashku.

Por romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Në fillim të muajit tetor Ariana dhe Pete i dhanë fund fejesës dhe mendohet se arsyeja është gjendja emocionale e këngëtares.

Ariana u trondit pasi ish i dashuri i saj Mac Miller vdiq nga mbidoza e drogës në shtator.

EMISIONET