Peshimi zyrtar para duelit, Fury mban në krah Sefer Seferin (FOTO)

Boksieri britanik Tyson Fury dhe boksieri shqiptar Sefer Seferi kanë bërë peshimet zyrtare para duelit të së dielës në "Manchester Arena".

Diferenca e peshës mes dy boksierëve ishte mjaft e madhe. Fury peshonte 131 kilogramë, ndërsa Seferi 96 kilogramë.

Për të shtuar dozën e spektaklit, Fury mendoi të marrë në krah kundërshtarin. Një moment që ngjalli të qeshura mes dy boksierëve.




EMISIONET