Pesë vende që duhet të dini për seks sa më cilësor

Pesë vende që duhet të dini për seks sa më cilësor

Dashuria dhe mirëqenia seksuale nisin shumë më parë se të arrini tek çarçafët.

Ka vende dhe shprehi' të jetuari që ndikojnë në mënyrë domethënëse mbi cilësinë e performancave të çiftit dhe në kënaqësinë që mund të derivojë nga kjo.

Me rastin e Ditës Botërore të Mirëqenies Seksuale, promovuar nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) çdo 4 shtator, ekspertët sugjerojnë stile jete që ndihmojnë në shëndetin seksual dhe rrjedhimisht në jetën në çift.

Këtë e ilustron Prof. Emmanuele A. Jannini, mjek i Endikrinologjisë dhe Seksualitetit në Universitetin 'Tor Vergata' të Romës, duke kujtuar se janë 5 vende në veçanti që ndikojnë në përmirësimin e jetës sonë intime.

1. KUZHINA - Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar ka një rol shumë të rëndësishëm dhe shkencërisht të dokumentuar, në mbajtjen në formë të shëndetit.

Dieta mesdhetare është ajo që ndikon më mirë në mirëqenie, edhe atë seksuale, të njeriut. Piramida ushqimore përmban në bazë të  saj drithërat, frutat dhe perimet, të cilat duhen konsumuar më së shumti, ndërsa më kulmin e saj, pra për t'u përdorur sa më pak, gjenden yndyrnat shtazore dhe sheqernat e thjeshta.

2. SALLONI - Divani duhet përdorur për pak orë, pasi jeta sedentare sjell shumë probleme, jo vetëm obeziteti, por edhe sëmundje metabolike. Një jetë aktive dhe zakoni për të praktikuar sportin rregullisht përmirësojnë fizikun tuaj dhe performancat seksuale.

3. LOKALET - Janë vende ku konsumohet alkool, cigare dhe madje edhe substanca toksike.  E gjitha kjo ka një efekt negativ edhe në performancën seksuale. Tymosja përshembull, është një faktor risku shumë i rëndësishëm në zhvillimin e arteriosklerozës si dhe e mosfunksionimit të muskujve që ndikojnë në ipotencë.

4. STUDIO MJEKËSORE - Është një vend i rëndësishëm, në të cilin duhet të shkojmë për check up periodike, të cilat janë shumë të rëndësishme për parandalim, sidomos pas një moshe të caktuar.

Ndërkohë, kur të nisin problemet në dhomën e gjumit, mjeku duhet konsideruar si aleati i parë dhe personi të cilit duhet t'i drejtohemi për të marë këshillën dhe ndihmën e duhur.

5. FARMACIA – Edhe këshilla e farmacistit është një ndihmë e vlefshme: mund të na japë këshilla të nevojshme dhe të na sqarojë dyshimet si në stilin e jetës më të shëndetshme, si për të orientuar pacientin në zgjidhjet e diktuara nga mjeku.

EMISIONET