Të paktën 48 persona humbën jetën në Lima të Perusë pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin ra në humnerë.

Sipas mediave lokale, autobusi kishte 57 pasagjerë dhe po udhëtonte nga qyteti Huacho në Lima, kur u përplas me rimorkion e traktorit dhe ra nga 100 metra lartësi. 

Claudia Espinoza, zjarrëfikëse vullnetare, tha se për shkak se nuk ka një rrugë të drejtpërdrejt në breg punimet e kërkim shpëtimit zhvillohen me vështirësi.

Ajo më tej theksoi se punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit me anë të helikopterëve 6 të plagosurit i kanë transferuar në spitale ndërsa 3 pasagjerë dyshohet se janë  zhdukur.

/Ora News.tv/