Tre persona të armatosur kanë sulmuar një hotel me pesë yje në provincën pakistaneze Balochistan, duke vrarë të paktën një person, thonë zyrtarët.

Sulmi kishte në shënjestër hotelin Zaver Pearl-Continental në portin strategjik të Gëadar, pjesë e një projekti kinez shumë miliardë dollarësh.

Një zëdhënës i hotelit tha se brenda nuk kishte kilente dhe ishin vetëm pak anëtarë të stafit për shkak të Ramazanit.

Ushtria separatiste e Balochistan Liberation mori përsipër sulmin që synonte investitorët kinezë.

Militantët në Balochistan kundërshtojnë investimet kineze, duke thënë se sjell dobi e vogël për banorët lokalë.

Njerëzit e armatosur sulmuan hotelin luksoz, ku zakonisht shkojnë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe vizitorë të huaj, rreth orës 16.50 lokale, duke vrarë një roje sigurie që u përpoq t'i ndalonte në hyrje.

Forcat e sigurisë hynë në hotel dhe u përplasën me njerëzit e armatosur.

Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, hoteli nuk kishte klientë dhe aty ndodhej një numër shumë të kufizuar i personelit.

/Ora News.tv/