Miliarderja më e vogël në botë solli në jetë vajzën e saj vetëm 1 javë më parë, pasi mbajti shtatëzaninë e saj të fshehtë.

Dhe në ditën më të bukur të saj ylli i televizioneve ka marrë 443 trëndafila nga i dashuri i saj Travis Scott.

Duke provuar se është romantik, reperi i dërgoi nënës së re trëndafila të bardhë dhe ajo nuk hezitoi që ti ndajë me fansat në Snapchat.

Po përse pikërisht 433 trëndafila?

Kylie ka zbuluar se pse Travis zgjodhi këtë numër.

Duke iu referuar lindjes së vajzës së tyre në 1 shkurt në orën 4:43, ajo shkruan: "443 nga zemra ime disa ditë më parë. Në orën kur ajo erdhi në jetë."

Kylie sot ka zbuluar edhe emrin e vajzës me anë të një postimi në Instagram. Ajo postoi në foto me mbishkrimin: Storm Webster.

/Ora News.tv/