Përse ilaçi që ishte falas prej vitesh kushton 375 mijë dollarë?

Senatori amerikan Bernie Sanders i ka dërguar një letër kompanisë farmaceutike duke i pyetur për një justifikim rreth vendimit për të rritur çmimin e një ilaçi në 375 mijë dollarë, i cili ishte falas prej vitesh.

Bëhet fjalë për ilaçin “Firdapse”, çmimi i së cilës u vendos në dhjetor të vitit 2018. Firdapse përdoret për të trajtuar sindomin “Lambert-Eaton Myasthenic”, një crregullim i rrallë neuromuskular.

Ky lloj çrregullimi prej një në 100 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i kompanisë së farmaceutikëve për të vendosur çmimin 375 mijë dollarë nuk është vetëm një përdorim ndaj takspaguesve amerikanë por dhe shfrytëzim i pamoralshëm i pacientëve që kanë nevojë për këtë medikament”, shkruajti Sanders në letrën e tij, të dërguar më 4 shkurt.

Mbetet për tu parë nëse kompania “Catalyst Pharmaceuticals” do mendojë për një ndryshim.

EMISIONET