Një varkë lundërtare e mbushur me tinguj ishte mbrëmja që mori jetë nga violinçelisti, Redi Hasa, në ambjentet e teatrit Metropol në kryeqytet.

Metro Sounds u titullua shfaqja me muzikë shqiptare dhe këngë italiane ku tre protagonistët; Redi Hasa, këngëtarja Rachele Andrioli dhe Rocco Nigro në fizarmonikë, bënë publikun ti rikthejë në skenë dy herë me duartrokitjet e tyre pa mbarim.

Redi rrëfen se kjo natë ishte një magji e vërtetë dhe në varkën e kësaj përralle Mesdheu, trioja arriti të mbërthejë shpirtin e publikut.

"I gjithë publiku ishte me ne, ishte në atë varkë".

Kjo përrallë Mesdheu do të vijojë të shfaqet për katër javë nga ku do të shtegtojnë drejt qytetit të Korçës dhe më pas drejt Italisë fqinje.

/Ora News.tv/