Me largimin e Kryeministrit dhe Presidentit në Varrezat e Dëshmorëve mbërritën nostalgjikët e Partisë së Punës dhe ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ky moment përkoi me mbërritjen dhe të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët do zhvillonin homazhe në nder të 5 Majit.

Situata u tensionua dhe solli revoltimin e ish-të përndjekurve politik, që përfundoi në përplasje fizike me komunistët, ku u përfshinë edhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD.

Në një moment në foto është kapur teksa po flakin kurorën që mbështetës Hoxhës kishin vendosur në monument. 

Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia dhe parandaloi përshkallëzimin e situatës.

Kjo ndodhi pak para mbërritjes së Lulzim Bashës në homazhe, i cili deklaroi se PD do t'i ndalojë me ligj simbolet e komunizmit.

Basha: Partia Demokratike është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, nderimin e plotë për heronjtë që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike por nga ana tjetër për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë.

Per te pare me shume foto klikoni ketu

/FOTO LSA




/Ora News.tv/