Përplasje mes policisë e banorëve të Unazës së Re, arrestohen babë e bir

Përplasje mes policisë e banorëve të Unazës së Re,

Vazhdojnë përplasjet mes policisë dhe banorëve të  Unazës së Re. 

Pas përplasjeve gjatë mbrëmjes së djeshme janë vënë në prangat e uniformave blu baba e bir, Maliq dhe Eduart Ferhati.

Në njoftimin bërë publik për mediat, policia bën me dije se të arrestuarit gjatë tubimit në Unazën e Re kanë penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë dhe i kanë goditur me sende të forta.

“Këta persona më datë 22.07.2019, gjatë një tubimi pranë “Unazës së Re” kanë goditur me sende të forta dhe kanë penguar për kryerjen e detyrës tre punonjës të policisë, të cilët ishin dislokuar në shërbim për ruajtjen e rendit publik. Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë, duke i goditur me sende të forta efektivët e policisë të Komisariatit Nr.6, në momentin e shqoqërimit të tyre për në ambientet e Policisë”, - njofton policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .

/FOTO ARIKVE

EMISIONET