Një përplasje e frikshme kokë më kokë mes dy futbollistëve gati sa nuk i ka shkaktuar vdekjen futbollistit 19 vjeçar Denis Harut.

Nga përplasja futbollisti gëlltiti gjuhën. Dy ambulanca hynë menjëherë në fushë ku po luanin ASC Poli dhe Sepsi OSK në Rumani.

Shumë nga lojtarët duken të tmerruar në fushë dhe dy prej tyre shkuan ti vinin në ndihmë. Më pas mbrojtësi 19 vjeçar u dërgua me urgjencë në spital ndërsa sulmuesi, Kuka doli nga fusha.

Mediat shkruajnë se futbollistët ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa videoja e incidentit u publikua në tëitter nga një gazetar rumun.




/Ora News.tv/