Policia mbyll hetimet dhe dërgon në prokurorinë e Durrësit dosjen e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e 21 shkurtit në Maminas.

Nga përplasja e një makine tip Benz me taksinë në autostradën Durrës- Tiranë humbën jetën drejtuesi i taksisë Bujar Agalliu, si dhe pasagjerja 23 vjeçare Elena Abdillari.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është klasifikuar aksidentale dhe se nuk korrespondon që 23-vjeçarja të ketë pasur lidhje me Fatjon Zhaporja.

Dyshohet që Fatjon Zhaporja të ketë qenë me një person tjetër në mjet në momentin kur ka ndodhur përplasja.

Kërkimet për Fatjon Zhaporjen janë përqëndruar në zonën e Krujës dhe Laçit po ende nuk ka asnjë rezultat.  

Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t'u largur nga vendi i aksidentit, ku braktisi mjetin e tij

Ndërkohë Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinen Fatjon Zhaporjës.

Ora News mëson se Gjeka është paraqitur ne policia dhe ka deklaruar se e ka shitur makinën shtetasit Fatjon Zhaporja tashmë në kërkim.

/Ora News.tv/