Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e kësaj të shtune (31 gusht). Katër persona raportohet se janë plagosur, dy me armë zjarri dhe dy të tjerë me sende të forta.

Personat e plagosur emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur i janë nënshtruar operacioneve.

Drejtoresha e spitalit rajonal Fier, Brunilda Çami u shpreh se në lidhje me ngjarjen nuk ka vend për panik.

Çami: Gjithë stafi i spitalit Fier është në gatishmëri për shpëtimin e jetës të 3 personave që aktualisht janë në sallën e operacionit. Janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet për t'u futur në intervent. Dua t'i jap një informacion të gjithë qytetarëve që puna vazhdon, stafet janë në punë. Të gjithë që kanë nevojë për t'u paraqitur në spital mund të vijnë. Nëse kanë ndodnjë problematikë shëndetësore, puna vazhdon dhe stafet po punojnë. Çdo gjë vazhdon në rregullsi si gjithmonë.

Gazetari: Ka vend për panik?

Çami: Absolutisht jo.

/Ora News.tv/