Përplasja e policëve me Audin e blinduar, Krimet e Rënda transferojnë dosjen në Elbasan

Përplasja e policëve me Audin e blinduar, Krimet e Rënda

Ajo çka ka ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit 2017 në hyrjen e tregut ushqimorë në Elbasan ku një automjet i blinduar përplas makinën e nëndrejtorit të policisë, Gjergji Oshafi, nuk do të hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes Behar Dibra kjo dosje është rikthyer sërish në prokurorinë e Elbasanit si prokurori kompetente.

Dhe arsyeja ishte se nuk u gjetën prova për akuzën e vrajses së mbetur në tentative të punonjësve të policisë por vetëm atë të kundërshtimit të tyre.

Për këtë incident policia arrestoi Enea Bekteshin, Valmir Dedjan, Klement Xhaferrin dhe Ledio Zabelin si dhe shpallur në kërkim shtetasin Suel Çela. Kjo ngjarja u be shkak që drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako të shkrijë të grithe komisariatin e Elbasanit duke komanduar ne drejtim të saj një nga drejtuesit e policisë së shtetit Altin Qaton.



EMISIONET