Përplasja e dy botëve, të fillosh një jetë të re në një shtet të huaj

Përplasja e dy botëve, të fillosh një jetë të re

Një vajzë 13-vjeçare jeton në Gjermani,  ku ajo dhe familja e saj kërkuan azil pasi u larguan nga shtëpia e tyre në Siri. Israa ka treguar se si ka rindërtuar jetën e saj, ka zënë shokë të rinj dhe se si arrti që të shkonte përsëri në shkollë, një mundësi që nuk do ti jepej kurrë në Alepo.

Ajo u largua nga Siria në vitin 2015 së bashku me familjen e saj dhe udhëtuan në disa vende të Evropës . Kur mbërritën në kufi vendi ishte i mbushur plot me njerëz dhe kufiri ishte mbyllur. Ata gjetën atje një tendë për të qëndruar dhe ndezën zjarr për tu ngrohur, ndërsa Israa tregon se dy fëmijë vdiqën nga u ftohti.

“Udhëtimi ishte shumë i vështirë dhe i rrezikshëm për fëmijët, ishte shumë ftohtë,”-shprehet Tarek, babai i Israas.

Israa dhe famija e saj arritën që të kalonin në kufrin e Austrisë. Më pas ata morën një tren dhe udhëtuan drejt Gjermanisë

“Ne këndonim nga lumturia. Arritëm që të futeshim në Gjermani. Në Siri vendi nuk si këtu. Ajo çfarë më pëlqen më shumë është biçikleta ime.”

Ajo është shprehur se nuk do të dëshironte të ishtë një vajzë gjermane, pasi nuk do të kishte mësuar kaq shumë gjëra në jetë.

“Unë mësova se çfarë nënkupton dhe çfarë është lufta. Unë udhëtova në shumë vende dhe kjo ishte një aventurë, nuk do ta harrojë kurrë.”

Në ditën e parë të shkollës Israa u prezantua me nxënësit e tjerë.

“Më dukej vetja më e madhe se të gjithë fëmijët e tjerë sepse une dija kaq shumë gjëra mbi luftën. Unë di gjithçka, si të fshihemi, si njerëzit ulen në dysheme kur lufta fillon. Unë i kam treguar vetëm një shoqeje se çfarë ndodh në vendin tim. Asnjë nga fëmijët nuk e di se çfarë është lufta dhe iu them atyre që unë e di ia çfarë nënkupton lufta.”

Në 2015, 1.3 milionë njerëz erdhën në Evropë për të kërkuar azil. Gjermania ofroi më shumë mbrojtje për njerëzit sesa çdo vend tjetër në Bashkimin Europian.

“Kur ne arritëm erdhën edhe shumë njerëz të tjerë. Ata dëshironin që të vinin në Evropë por nuk mundën, pasi nuk kaluan dot në Greqi. Kështu që mund të them se ne jemi shumë me fat. Kur arrita në Gjermani ishia shumë i lodhur nga udhëtimi. Nuk mund të ta përshkruaj sesa. Vetëm ata që i shpëtuan vdekjen mund ta kuptojnë.”

Kur erdhë në Gjermani ata bënë intervistën e parë dhe kjo ishte intervista e vetme që mund të bënin.

“Ne u surprizuam pas një viti e gjysmë që na lejuan të qëndronim edhe 1 vit tjetër. Ne shkuam në Bonn dhe u përballëm me 30 pyetje, 15 për secilin. Na morën mua edhe gruan time veçmas për të ballafaquar atë çfarë kishim thënë,”- tha Tarek.

“Për fat të mirë prindërit e mi arritën që ti jepnin përgjigjjet dhe ata e dinin se si ishte lufta në vendin tonë. Ata na lejuan që të qëndronim dhe ne jemi shumë të lumtur,”-u shpreh Israa.

Për familjen e Israas liria në Gjermani është shumë e ndryshme nga ajo në Siri.

“Në Siri gratë nuk lejohet që të shkojnë në park, nuk lejohen që të ulen me burrat. Por këtu në Gjermani është ndryshe. Për momentin nuk e di nëse burka është e rëndësishme apo jo. Ne jemi rritur me idenë se vajzat duhet të mbajnë shami. Besimi jonë thotë se vajzat duhet ta mbulojnë kokën me shami,”-tregon mamaja e 13-vjeçares

Nëna e Israss u shreh se nëse vajza e saj do të ishte në Aleppo gjërat për të do të ishin shumë ndryshe

“Ajo nuk do të mund të thoshte opinionin e saj në prezencën e babait. Do të ishte babai i saj që do merrte vendimet për të dhe ai do të ishte gjithçka. Israa nuk do të mund të thonte dot ‘po’ ose ‘jo’. Asaj i pëlqen të jetojë ktu pasi mund të bëjë çafrë dëshiron. Në Siri nuk është e njëta gjë. Unë nuk do ta lejoj atë që të mbulojë kokën me shami sepse ne jetojmë në Evropë.”

Isra dhe familja e saj kanë fituar azil për 3 vite në Gjermani

/Oranews.tv/

EMISIONET