Përplasja Braçe – Shehaj, Angjeli: Opozita nuk ka alternativë

Përplasja Braçe – Shehaj, Angjeli: Opozita nuk ka

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli i ftuar në studion e Ora News komentoi përplasjen mes deputetit të PD, Agron Shehaj dhe kryetarit të komisionit, Erion Braçe, duke theksuar se reagime të tilla të demokratëve vijnë për shkak të mungesës së alternativës nga ana e opozitës.

Sipas Angjelit, opozita kërkon që diskutimet t’i zhvendosë jashtë rendit të ditës, duke marrë shembullin e projektbuxhetit.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Vëmendja e mediave u tërhoq ditën e sotme nga një konflikt i deputetit të PD, Agron Shehaj dhe kryetarit të komisionit, Erion Braçe. Çfarë ndodhi konkretisht pasi ju ishit në afërsi dhe a vuajmë për kulturë demokratike pasi nuk diskutojmë pikat e rendit të ditës po shpesh herë kalojmë dhe në akuza personale.

Angjeli: Muajin që sapo lamë pas është muaji i një intensiteti mbledhjesh, diskutimesh, debatesh me një ngarkesë paksa më të veçantë sesa periudhat e tjera të diskutimeve parlamentare sepse diskutohet Projektbuxheti i vitit 2018 dhe padyshim që debatet ndonjëherë, si të thuash e kalojnë ndonjëherë kufirin e diskutimeve.

Por unë besoj se ajo e sotshmja, sikurse edhe para disa javësh ndodhi për shkak të mungesës së alternativës nga opozita, e cila mundohet që diskutimet t’i zhvendosë në drejtim jo të rendit të ditës, të problematikës që ne kemi, siç është rasti i projektbuxhetit, i problemeve që ne diskutojmë brenda një rendi të caktuar dhe një rregullore të caktuar.

Dalja jashtë rendit, kalimi në përmasa të tjera e ndonjëherë edhe për shkak të mungesës së alternativës në ofendime e çon këtë deri atje. Siç ishte edhe rasti i sotshëm që për hir të së vërtetës, duhet shprehur keqardhja se u bë disa herë, në mënyrë të përsëritur që deputetë të ndryshëm, dhe përgjithësisht të opozitës, çka na detyrojnë të reagojmë ndonjëherë jo në mënyrën e duhur. Gjithsesi kjo nuk është e përgjithshmja për diskutimet që bëhen në parlament dhe në komision, veçanërisht në Komisionin e Ekonomisë ku përgjithësisht fryma ka qenë konstruktive, debatuese dhe me një mirëpritje nëse ka alternativë.

EMISIONET