Një milioner, 2 djemtë, vajza dhe e gruaja e tij kanë humbur jetën tragjikisht pas përplasjes së një hidroavioni në afëri të Sidenit.

Hidroavioni u aksidentua në lumin Hawkesbury, në veri të Sidneit, të dielën.

Avioni drejtohej nga një pilot me eksperiencë. Në bord ndodheshin Richard Cousins, 58 vjeç, gruaja Emma Boëden, 48-vjeç, vajza Heather 11-vjeç dhe dy djemtë Edward dhe William, përkatësisht 23 dhe 25-vjeç.

Ata ishin në Australi në një festë familjare për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por gjithçka u kthye në tragjedi.

Cousins është shefi ekzkekutiv i gjigandit britanik të hotelerisë Compass që nga viti 2006 dhe këtë vit zuri vendin e 11-të midis 100 shefave më të mirë në botë.

Biznesmeni dhe dy djemtë e tij përjetuan një tragjedi në vitin 2015 kur gruaja e tij e parë Caroline, nëna e djemve vdiq.

Rrëzohet avioni, katër të vdekur


/Ora News.tv/