Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Fier-Lushnje.  Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishtqethem, pranë  vendit të njohur si "Pushimi i Shoferit".

Nga përplasja, dy mjete mësohet  se kanë përfunduar në kanal, ndërsa një është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.


/Ora News.tv/