Ambasada Ruse në Kanada ka reaguar pas vizitës se presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Kanada. 

"Pas vizitës së fundit të Z. Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij anti-ruse për median kanadeze, ne do të dëshironim të shfrytëzojmë rastin për t'u kujtuar të gjithëve se Kosova është Serbi", shkruhej në njoftim.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi amerikan, përmes një deklarate të Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan. Nëpërmjet një postimi në twitter në faqen zyrtare të Komitetit amerikan thuhej:

"Ne do të dëshironim të shfrytëzojmë këtë mundësi për t'u kujtuar të gjithëve se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë"

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, vizitoi bazën ushtarake të forcave kanadeze "Halifax" në të cilën në vitin 1999 kanë pritur qindra refugjatë nga Kosova.

/Ora News.tv/