Përplasen dy makina në Kukës, 4 të plagosur

Përplasen dy makina në Kukës, 4 të plagosur

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Kukës. Policia thotë se dy makina u përplasën paraditen e sotme (9 tetor) në hyrje të spitalit të qytetit.

"Më datë 09.10.2018, në hyrje të spitalit, Kukës, janë përplasur dy mjete, mjeti tip "Benz ML", me drejtues shtetasin B.K., 26 vjeç, me mjetin "Benz" me drejtues shtetasin A.S., 24 vjeç. 

 Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit shtetasi A.S., dhe pasagjeri F.L., banues në Kukës, si dhe dy pasagjeret e mjetit tjetër, shtetaset T.T., rreth 68 vjeçe dhe R.K., rreth 70 vjeçe, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

EMISIONET