Një nënë e re së bashku me djalin e saj vetëm disa ditësh mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:50, në lagjen "Sheq i Vogël".

Një mjet tip "Benz" me drejtues shtetasin A.K 45 vjeç, banues në Fier është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L.T, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit L.T, shtetasja L.T 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/