Përmirësohet moti, Seria A luan sot ndeshjet e prapambetura

Përmirësohet moti, Seria A luan sot ndeshjet e prapambetura

Kampionati italian kthehet këtë fundjavë për të rikuperuar dy takime të vlefshem për javën e 3-të dhe 12-të, takime këto që janë shtyrë për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme.

Duke filluar nga ora 18:30 në "Olimpiko" Lacio pret Udinese-n për të zhvilluar takimin e vlefshëm për javën e  12-të të Seria A.

Të dyja skuadrat vijnë pas një periudhe pozitive.

Lacio e teknikut Inzaghi e ka nisur me goleada vitin 2018, 2-5  kundër SPAL dhe 5 me 1 ndaj Chievo-, rezultate këto që e kanë ngjitur në vendin e 3-të të Seria A.

Nga ana tjetër,  Udinese nuk pëson humbje prej 7 javësh duke grumbulluar dhe 17 pikë.

Duel interesant dhe në "Luigi Ferrara" mes Sampdorias së vendit të 6-të dhe Romës një pozicion më lart se Samp.

Takimi i programuar të luhet në javën e tretë të Seria A, zhvillohet sonte, duke filluar nga ora 20:45.

EMISIONET