Ministrja e Financave, Aniola Denaj, në takimin e parë të zhvilluar me biznesin ka premtuar përmirësim të klimës së të bërit biznes. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, shefja e Financave premtoi ulje të numrit të licensave dhe më shumë inspektime për të rritur konkurrencën.

Shefja e Financave, Anila Denaj, ka premtuar rishikim të numrit të lejeve dhe licensave që i nevojiten biznesit.

Gjatë një takimi me Këshillin e Investimeve, Ministrja e re u shpreh se ka në fokus përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Anila Denaj: Pjesë e kësaj reforme do të jetë rishikimi i autorizimeve lejeve, licencave, me qëllim shfuqizimin e atyre që do të konsiderohen të panevojshme.

Ndër të tjera Denaj tha se në vëmendje do të jetë edhe rritja e konkurrencës për bizneset.

Anila Denaj: Objektivi kryesor është të risjellë në vëmendje faktin se çështjet e inspektimit dhe inspektoriateve mbeten po aq prioritare sa edhe formalizimi i ekonomisë me synimin kryesor garantimin e rregullave të njëjta në treg, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, mbrojtjen e konsumatorit dhe ambjentit.

Ministrja e Financave bëri me dije se po punohet për rishikimin e ligjit për investimet e huaja, draft që ka synim thithjen e sa më shumë projekteve.




/Ora News.tv/