Përmbytjet në Shkodër, varka i vetmi mjet transporti prej 19 ditësh në Obot

Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër nuk ka ndryshuar nga ajo e djeshma, sipas njoftimit të bashkisë. Bëhet fjalë për 5003 ha tokë nën ujë, ndërkohë ministria e Mbrotjjes në një njoftim për shtyp mëngjesin e sotëm dha shifrën e 4888  ha tokë nën ujë.

Oboti vazhdon të jetë një nga zonat më të dëmtuara dhe ku prej 19 ditësh i vetmi mjet transporti është varka. Grupi i xhirimit i Ora News sjell pamjet e sotme të situatës atje ku ulja e temperaturave i ka shtuar hallet banorëve të këtyre zonave.

Qindra shtëpi vijojnë të jenë të rrethuara nga uji. Bashkia Shkodër informon se ka bërë evakuime të banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. Ne këtë moment janë 76 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu është bërë e mundur edhe lëvizja e banoreve dhe akomodimi i tyre tek te afërmit e tyre. 

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe kërkohen Koncentrat  110t, Bar i thatë   50t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.  

Nga ana tjeter kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores.  

Në njoftimin e saj bashkia përsërit kërkesën për shpalljen e e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës por ende nuk  ka një përgjigje.


Statistikat sipas njesive 

Njësia Administrative Dajç: 1795 ha toke e permbytur

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.

Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela janë te bllokuara. Kalimi eshte pothuajse i pamundur. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.

Kane rene disa shtylla te energjisë elektrike ne rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha fshatrat.

Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Kane filluar te demtohen edhe disa segmente rrugore.

Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret ne menyre te vazhdueshme.

Bashkia Shkoder ka bere dhe po ben te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha toke e permbytur

 Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Bashkia Shkoder ka bere dhe po ben furnizimin e banoreve me uje te pijshem. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Lagjia Gorice është totalisht e izoluar. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Bashkia Shkoder ka bere dhe po ben te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem me mjetet e saj , autobot. 

Njësia Administrative Bërdicë 1280 ha toke e permbytur

Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha fshatrat.

Nevojitet furnizimi me uje te pishem dhe pako ushqimore per banoret.

Bashkia Shkoder po ben te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle.

Njësia Administrative Velipojë: 410 ha toke e permbytur

Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa ne atë te Çasit paraqiten shume probleme ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e pakalueshme.

Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Ne lagjen Vilun- Baks-Rrjoll si pasoje e eres se forte eshte rrezuar dhe demtuar transformatori duke lene pa energji elektrike banoret. Jane shfaqur edhe problematika ne komunikim ne mes banoreve per shkak te nderprerjeve te transmetimit ne disa kompani telefonike. 

Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur kalimin.

Bashkia Shkoder po ben te mundur nderhyrjen ne argjinaturen e Çasit. Bashkia Shkoder ka bere dhe po ben te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem.

  

Njësia Administrative Rrethina: 70 ha toke e permbytur

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Bashkia Shkoder po ben te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle.

 Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Nga ererat e forta ka pasur demtime te shtyllave elektrike dhe mungon energjia ne fshatrat Ganjolle dhe Juban.

 Qyteti Shkodër:

 Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 50 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke. Bashkia Shkoder po ben te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle.

 Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.



EMISIONET