Deputetët demokratë të qarkut Shkodër dhe këshilltarët e djathtë të Bashkisë i kërkojnë Prefektit të mbledhë Komisionin e Emergjencave Civile të Qarkut brenda mesditës së sotme.

Kërkesa e tyre lidhet me situatën e rënduar në disa njësi administrative të Shkodrës nga përmbytjet.

"Si të zgjedhur të banorëve të Bashkisë dhe Qarkut Shkodër e konsiderojmë jetike organizimin e mbledhjes së kërkuar, për të kontribuar në marrjen e përgjegjësive dhe përballimin e situatës shumë të rëndë të krijuar" thuhet në kërkesë.

/Ora News.tv/