Përmbysje shkodrane, Shqipëria e femrave i jep leksione Maqedonisë së Veriut

Përmbysje shkodrane, Shqipëria e femrave i jep leksione

Javë për kornizë për kombëtaren shqiptare të futbollit. Pas triumfeve të kombëtareve të meshkujve, si ajo A dhe U-21, fitore ka arritur edhe kombëtarja e femrave.

Të drejtuar nga Vioresin Sinani, vajzat kuqezi kanë mposhtur me përmbysje 3-1 Maqedoninë e Veriut. Një përmbysje e tëra shkodrane, pasi të tre futbollistet aktivizohen me ekipin e Vllaznisë. Miqësorja e zhvilluar në stadiumin "Sopoti" nisi me gol për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes Maksutit kaloi në avantazh pas 12 minutash lojë.

Reagimi i futbollisteve tona nuk vonoi, me Gjinin që barazoi shifrat në minutën e 36-të të takimit. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Doçi e Bajraktari vulosën rezultatin përfundimtar në 3-1.

Kjo ishte miqësorja e parë mes dy kombëtareve, pasi 3 ditë më vonë, ekzaktësisht me 16 qershor, Shqipëria e femrave do të udhëtojë drejt Ohrit për tu ndeshur sërish me këtë kundërshtar.

EMISIONET