Një anije me ngarkesë është përmbysur në St. Simons Sound, brigjet e Georgias.

Katër anëtarë të ekuipazhit janë zhdukur dhe informohet se janë shtetas nga Koreja e Jugut.

Sipas CNN raportohet se ndodhen në dhomën e motorit të anijes.

Por ekipet shpëtimit nuk janë afruar dot për shkak të një zjarri në anije.

20 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u shpëtuan nga  Garda Bregdetare e SHBA rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës.

Zyrtarët po presin që anija të stabilizohet para se të ndërmarrin hapin për të shpëtuar 4 personat.

Ndërsa po hetohet shkaqet e ngjarjes.

Anija e mallrave në pronësi të Hyundai Glovis, po transportonte makina.

Ajo sapo ishte shkarkuar dhe ngarkuar sërish me automjete në Port of Brunswick në orët para se të përmbysej.


/Ora News.tv/