Përleshje vdekjeprurëse midis alpinistit dhe luanit të malit

Përleshje vdekjeprurëse midis alpinistit dhe luanit të malit

Një alpinist në Colorado u përlesh me një luan mali të hënën, duke e vrarë kafshën e egër në kushtet e vetëmbrojtjes. Luani e sulmoi atë duke i shkaktuar kafshime të rënda.

Burri, i cili nuk është identifikuar, po ecte në malin e Horseve, rreth 66 milje në veriperëndim të Denverit.

Luani i malit e sulmoi atë nga prapa duke e kafshuar në fytyrë, shpinë, këmbë dhe krahë.

Megjithatë, nuk u zbulua saktësisht se si ngjitësi në mal, arriti të vriste kafshën.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Twitter, nëse ishte përdorur ndonjë armë, agjencia për mbrojtjen e kafshëve e mohoi.

Në këtë mënyrë, burri e ka luftuar kafshën vetëm me duart e tij dhe sendet rrethanore, duke e vrarë atë.


EMISIONET